Kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela nuk ka pritur të kalojnë 48 orë për t’ua dërguar ofertën për koalicion trepalësh Lëvizjes BESA dhe Alternativës së Afrim Gashit, raporton KOHA.
Oferta e ASH-së nuk duket aspak gjeneroz ndaj Lëvizjes BESA, madje njohësit e zhvillimeve politike në vend të cilët e kanë parë atë vlerësojnë se ajo është nënçmues për dy partnerët e mundshëm të koalicionit.
Sipas Ofertës së ASH-së Lëvizjes BESA ka vetëm një deputet në pozitë fituese. Ndryshe, sot në një konferencë për media, Lëvizja Besa ka akuzuar ASH-në për mos-transparencë në çështjen e koalicionit trepalësh. Burime partiak brifojnë se ASH është shumë më afër koalicionit për zgjedhjet e 12 prillit me Alternativën.