ASH nis ristrukturimin, ja vendimet e kryesisë

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët në mbledhjen e zhvilluar mbrëmë, vendosi për organizimin e Konferencës së Asamblesë së Gruas më 6 tetor 2024, në Shkup.

Marketing

“Asambleja e Gruas është organi i radhës që do të riorganizohet në kuadër të Aleancës për Shqiptarët, duke forcuar më tej rolin e grave në politikë dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në vendimmarrje. Asambleja synon të sjellë një energji të re dhe ide inovative për avancimin e çështjeve gjinore dhe sociale brenda partisë.

Një vendim tjetër i rëndësishëm i kryesisë i marrë në mbledhjen e mbrëmshme përfshin organizimin e Kuvendeve të Degëve të Aleancës për Shqiptarët, me qëllim forcimin e strukturave lokale dhe përgatitjen e partisë për Kongresin e radhës”, thuhet në njoftimin e ASH.