ASH për interes pushteti po deformon interesin kombëtarë për Kërçovën,Bërvenicën dhe Haraçinën

Rrethi i dytë do tregojë se kush prej subjekteve politike ndërton politika kombëtare dhe kush tenton ti shkëpus disa qytete kryesore shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut siç është Kërçova ,Bërvenica e Haraçina shkruan TetovaSot.
Paralajmërimet e Arben Taravarit duken ogurzeza dhe në betejën mes shqiptarëve dhe maqedonasve ai zgjodhi të dytën për ti dalë në përkrahje në ato zona VMRO-DPMNE-së.
Kërcova një qytet i rëndësishëm për shqiptarët nëse do ishte në dorën e Ahmetit do ndodhte ndryshe.Ai do dilte mbi interesat e ngushta partiake dhe do përkrahte pa rezervë një kryetar shqiptar i kujtdo qoftë partie politike .Ai dikur me votat dhe përkrahjen që i dha Ziadin Selës, nuk lejoi që Strugën ta merrnin partitë maqedonase .Lideri Ahmeti u tregoi atë kohë se politikat e inateve duhet kaluar dhe shqiptarët duhet të kenë të ashtëquajturën vijë e kuqe për interesa kombëtare.
Në luftën e verbër politike krerët e ASH-së duket se gjithë mllefin e akumuluar të humbjes duan ta zbrazin në Kërcovë e Bërvenicë duke u bërë thirrje hapur shqiptarëve që të votojnë VMRO-në maqedonase sic bëri Taravari një ditë më herët.
Në vijë të këtyre zhvillimeve nuk mbeti pa e theksuar edhe Bujar Osmani i BDI-së sot në një konferencë për media kur në një pyetje u shpreh se Ajo që është shqetësuese është bashkëpunimi në Kërcovë me VMRO DPMNE-në, Vrapcisht e Haracinë. Osmani tha se këto janë vecmë cështje që duhet ti mendojnë thellë qytetarët se cka bën interesi partiak, cka bën interesi për pushtet që deformon cdo vlerë , deformo cdo përpjekje qoftë kombëtare e qoftë njerëzore.TetovaSot

Marketing