ASH: Për interesa biznesore-klanore, prishet muri i Spitalit të Tetovës në mënyrë joligjore

Çdo ditë po dëshmohet se partitë shqiptare pa legjitimitet në Qeveri, kanë hyrë vetëm për interesa të ngushta biznesore-klanore, të njerëzve të një rrethi të ngushtë.
Muri rrethues i Spitalit Klinikë të Tetovës u ndërtua nga Dr. Ilir Demiri, derisa ishte drejtor, me procedurë tenderimi dhe leje, për të siguruar lëvizjen e lirë dhe të mbrojtur të pacientëve dhe stafit shëndetësor. Një pjesë e këtij muri sot u rënua pa asnjë lloj leje, pa procedurë dhe në kundërshtim me vendimet legale paraprake. Muri është rënuar në hyrjen e një kafeneje, pronari i së cilës është i afërt me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari dhe njerëzit e tij.
Këto veprime joligjore po ndërmerren për interesa të ngushta të klaneve dhe bizneseve të njerëzve të afërt të Taravarit dhe partive të koalicionit të tyre dhe kanë për pasojë rrënimin e të ariturave nga udhëheqësia paraprake.
Ftojmë institucionet kompetente që të veprojnë urgjentisht për të parandaluar rënimin dhe shkatërimin e Spitalit Klinik të Tetovës për interesa vetanake të individëve dhe partive. Ju bëjmë thirje udhëheqësisë së Spitalit Klinik të Tetovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të heqin dorë nga veprimet që dëmtojnë këtë institucion të rëndësishëm për tetovarët, që periudhën e fundit u rimëkëmbë falë përkushtimit të udhëheqësve të deritanishëm, ish drejtorit dhe ish ministrit Ilir Demiri dhe humanistit Lazim Destani, për të qenë në shërbim vetëm të qytetarëve. 

Marketing
Marketing