Pas pamjeve të shëmtuara të cilat u panë në Karnevalin e Vevçanit, ku disa individë përmes satirizimit shfaqën pamjet e rënda të ngjarjeve të 27 prillit dhe sulmit të rëndë fizik ndaj liderit të ASh-së, Ziadin Sela. Isen Shabani nga ASh, theksoi se shfaqjet në këtë karneval janë edhe më të rënda sesa vet sulmi.
“Dje ishim dëshmitarë të pamjeve të rënda dhe shqetësuese nga Karnevali i Vevçanit ku në formë më të rëndë, morbide dhe skandaloze ironizonin me ngjarjet e 27 prillit dhe tentimi për vrasjen e kryetarit të ASh-së, Zijadin Sela. Ne e kuptojmë edhe folklorin, edhe satirën, por nuk lejojmë të bëhet satirë me tragjeditë personale dhe me ngjarje të rënda që paraqesin në vete një akt terrorist, e aq më pak kur tallja bëhet me viktimën.”, – deklaroi Isen Shabani nga ASh.