ASH: Snopçe nuk di çfarë flet ose manipulon, po të lëmë ta dëgjosh veten kur e mbroje ligjin për të cilin sot fajson të tjerët

Ish bashkëpartiaku jonë duket se është në panikë dhe i hutuar nga situata në të cilën qartazi i ka vendosur VMRO-DPMNE dhe tani i detyron të reterojnë nga qëndrimet e mëparshme e të reshtohen pas tyre. Aleanca për Shqiptarët ka votuar vetëm ligjin për largimin e kazinove dhe bastoreve 500 metër larg shkollave dhe objekteve të tjera publike, pasi ligji i Aleancës për Shqiptarët atëherë ishte i bllokuar nga partnerët tuaj të sotshëm dhe atë ligj e mbështetëm si zgjidhje më të mirë të momentit, edhe atë me kërkesë të Lëvizjes Antibixhoz. Për këtë ligj madje ndër më të zëshmit në Kuvend keni qenë personalisht ju zotëri Snopçe, si kordinator i atëhershëm i Aleancës për Shqiptarët, andaj mos e ngatëroni këtë me ligjet e tjera që kanë ardhur nga Qeveria dhe të cilat nuk i ka mbështetur partia jonë. Qartazi duket se nuk i paske të qartë sot ose po tenton qëllimisht të manipulosh.
I bëjmë thirje deputetit Halil Snopçe që të mos krijojë mjegullnaja, por të rikthehet në qëndrimet e dikurshme, të mbështesë ligjin tonë për mbylljen e tërësishme të kazinove dhe ta ftojë e kushtëzojë VMRO-në njëjtë siç e ftonte atëherë kur ishte bashkë me ne.  https://www.facebook.com/share/r/2ZKqxk7Rvq99xaom/?mibextid=oFDknk

Marketing