ASH sonte vendosë nëse do të bëhet pjesë e Qeverisë

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Në zyrat qendrore të Aleancës për Shqiptarët po mbahet takimi i Kryesisë Qendrore, me çka do të publikohet deklarimi në referendumin brenda partisë nëse anëtarët janë për ose kundër që partia të ketë përfaqësuesit e saj në Qeveri.

Marketing

“Me vendim të Kryesisë së partisë sot u mbajt referendum në të gjitha degët në të cilat anëtarët e kuvendeve të degëve, pas konsultimeve me nëndegën dhe anëtarët u përgjigjën se a janë për ose kundër hyrjes në Qeveri. Referendumi ishte zhvilluar përmes një pyetësori onllajn, ndërsa rezultatet do tu prezantohen anëtarëve të Kryesisë, ndërsa pastaj edhe publikut përmes konferencës për media”, njoftuan nga Aleanca për Shqiptarët.

Ky deklarim mes anëtarëve vjen pas mbledhjes së kryesisë më 27 janar, kur kryetari i ri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, bëri të ditur se bashkë me pesë bashkëpunëtorë të tjerë të afërt do të negociojnë nëse partia e tyre do të bëhet pjesë e qeverisë, dhe se ndërkohë do të organizojnë një referendum brenda partisë për të njëjtën pyetje. Aleanca e Shqiptarëve ka 11500 anëtarë.