ASH-Taravari: Faleminderit për autogolat që shënoni, BDI-ja ka votuar për çështjen e “rezidentëve” dhe “jorezidentëve”

Screenshot

Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave kanë reaguar në lidhje me pres-konferencën e BDI-së dega Gostivar të mbajtur sot që siç thonë nga BDI-Gostivar “me vendim të qeverisë VLEN janë fshirë 33.803 mërgimtarë“.

Marketing

Nga ASH-Taravari thonë se BDI-ja ka votuar për çështjen “rezident” dhe “jorezident”.

“Faleminderit për autogolat që shënoni!

Pressi i sotëm i degës së BDI-së në Gostivar nuk është asgjë tjetër përpos se edhe një autogol i rradhës. Regjistrimi i popullsisë ishte operacion statistikor ku vet BDI-ja ka qenë ajo që ka votuar për çështjen e “rezidentëve” dhe “jorezidentëve”, thonë nga ASH-Taravari.

Marketing