ASH: Votuesit s’janë pronë, të dielën të shprehin sovranitetin

Aleanca për Shqiptarët sapo përfundoi takimin e trupave të partisë pas të cilit shprehu shqetësimin se fushata në rrethin e dytë nuk ka pasur ofertë reale për qytetarët. Nga kjo parti thonë se votuesit nuk i llogarisin si pronë dhe po ashtu, bëjnë apel që mbështetësit e tyre të votojnë sipas bindjes së tyre.

Marketing

“ASH ripërsërit qëndrimin e thënë gjatë fushatës elektorale se mbështetësit e saj nuk i llogarit pranë dhe plaçkë në funksion të interesave besnikë të individëve të veçantë… Ju të nderuar qytetarë jeni sovrani dhe partneri ynë në ndërtimin e një jete me dinjitet prandaj ju bëjmë apel që të shprehni sovranitetin tuaj ditën e dielë. … Bashkërisht i tham po NATO dhe BE-së në Referendum dhe me ndryshimet kushtetuese. Të përbashkuar do të qëndrojmë në po të njëjtën rrugë edhe në të ardhmen, jo të nënshtruar por të barabartë dhe më dinjitet”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët pas takimit i cili sapo ka përfunduar.

Marketing