Ende pa filluar fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ASH-ja dega në Zhelinë kanë nisur të dridhen nga fitorja e madhe e Fatmir Izairit. Portalet e afërta me Selën dhe kandidatin për kryetar komune të ASH-së në Zhelinë merren me Fatmir Izarin, kjo nënkupton se askush nuk mund të ndal një fitore të fuqishme të Fatmir Izairit që pritet të ndodh me 17 tetor.
Në anketetat e tyre që i fabrikojnë vetvetiu në mediat e tyre që nuk janë serioze, por edhe qesharake mundohen që të ulin rejtingun dhe fitoren e madhe të BDI-së dhe Fatmir Izarit në Zhelinë.
Zhelina së bashku me fshatrat po presin 17 tetorin për tu çliruar nga gënjeshtrat e Blerim Sejdiut dhe premtimet e parelizuara për 4 vite qeverisje të tij dhe për ti dhënë një shuplakë të fortë edhe ASH-së në fakt VMRO-së së Mickoskit që çdo qytetarë, por edhe aktivist të ASH-së janë tepër të brengosur se si do të bëjnë fushatë kundër Fetah Alimit i cili qëndorn në burgun famëkeq pikërisht nga VMRO-ja.
Në rrjetet sociale aktivist të flaktë kanë nisur të largohen nga ASH-ja e Selës, pasi nuk mund gjakun ta bëjnë ujë dhe 27 Prilli i përgjakshëm nuk mund të falët vetëm për interesa politike personale të Selës dhe Taravarit.
Sot publikisht edhe një mik i afërt i Selës një mërgimtarë me zemër të madhe për ASH-në, Faruk Halimi u largua nga ASH-ja duke u tronditur për koalicionin që ka bërë SELA dhe MICKOSKI për interesa personale e jo për interes të shqiptarëve.
Ai ka reaguar hapur në rrjetin social facebook duke postuar edhe një foto me Ziadin Selën rreth një proteste në vitin 2015 ku ai kishte ardhë enkas nga Anglia pas një thirrje nga vetë kreu i ASH së ku ai e quan tashmë një patriot me bateria.
Ky është postimi i tij pa ndërhyrje nga facebook:
“Ne këtë protest pata ardh nga Anglia ne 2015 ku na thiri Patrioti me bataria Sela me rrxu diktaturen VMRO, po sot po na thir me kthi ato cilet na burgosen na vran nga kjo protest dhe tu ba gjithcka per Ziadin Selen duke fillu nga financa aktivite vetem ta shofmim ne sken tu mendu qe ki ka hallin e popllit po ki ka hallin e karrikes ne at koh murem dhe denimin me 84,000 euroo nga regjimi wmro keni kujdes rini nese dikush flet per patriotizem ose tkalxon nasiat ik nga ato se ki asht patriot mikrofoni ket e keni nga provoja qe un jam me ket zoti hajr e baft ket popell” ka shkruar Faruk Halimi.
Ndryshe 17 tetori shqiptarët që do të votojnë për ASH-në, i bie që do të votojnë për VMRO-në e kush pra do të harrojë 27 prillin?/TetovaSot/