ASHAM me përbërje të re

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot zgjodhi përbërjen e re me mandat prej katër vjetëve, duke filluar nga 1 janari i vitit 2020.

Marketing

Kryetar i ri i ASHAM-it është zgjedhur akademik Lupço Kocarev, profesor i FSHKIK, ndërsa për nënkryetarë akademikët Zhivko Popov dhe Gazanfer Bajram. Sekretar shkencor i Akademisë do të jetë Izet Zekiri.

Në Asamblenë e përgjithshme zgjedhore anëtarë të Presidencës së ASHAM-it janë zgjedhur akademikët Katica Qullavkova, Abdulmenaf Bexheti, Vladimir Serafimovski, Leonid Gërçev, Gligor Jovanovski, Radovan Pavlovski dhe Momir Polenakoviq.