ASHAM me propozim në Qeveri për emrin e saj të ri

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) propozon që emri i saj i ri të jetë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut – ASHAM.

Marketing

Propozimi është miratuar në seancën e sotme konsultative, në të cilën janë shqyrtuan propozimet e Qeverisë: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut – ASHAM dhe Akademia nacionale e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut – ASHAM.

“Pas diskutimit vëllimor dhe konstruktiv u konkludua që të dërgohet mendimi në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas së cilës shumica e anëtarëve të Akademisë e parapëlqejnë emrin Akademia e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut – ASHAM. Akademia gjithashtu thekson se ajo nuk merr vendim për riemërim të Akademisë, gjegjësisht se vendimin do ta marrë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e respektuar propozimin e konfirmuar të shumicës së anëtarëve të Akademisë”, theksohet në kumtesë.

Sipas akademikëve, mbajtja e referencës së shtetit, respektivisht të shkurtesës ASHAM, si pjesë përbërëse e emrit të ri, ka rëndësi thelbësore, sepse nga njëra anë është e ndërlidhur me çështjet tona të identitetit, ndërsa nga ana tjetër me këtë çështje bie poshtë nevoja nga ndryshimi i ueb faqes së Akademisë – manu.edu.mk.

Marketing