Ganiu: Me punëtorinë në Çarshinë e Vjetër shënuam Ditën Botërore të fëmijëve me sindromin Down

Me art punëtorinë e organizuar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit nga Organizata “Bota ime” shënuam sot Ditën Botërore të fëmijëve me sindromin Down. I lumtur të shoh buzëqeshje në fytyrat e tyre dhe dëshirë për kreativitet.

Marketing

Shpreha mirënjohjen time të thellë për çdo misionar të përkushtuar e të palodhshëm në shërbim të kauzës humane të trajtimit të drejtë dhe ndërtimit të respektit ndaj personave me sindromin Down. Komuna e Çairit do të përkrah çdo veprimtari që lufton paragjykimin dhe diskriminimin social të kësaj kategorie të fëmijëve.

Uroj që veprimtaria e organizatës “Bota Ime” të mos shuhet asnjëherë, të jetë udhërrëfyesi ynë për të hapur zemrën e mendjen në shërbim të atyre që kanë nevojë.

Marketing