ASHMAA: Vetëm mediat profesionale dhe të pavarura kontribuojnë për zhvillim shoqëror dhe demokratik

Vetëm mediat profesionale dhe të pavarura kontribuojnë për zhvillim shoqëror dhe demokratik, porosit Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirive të Mediave.

Marketing

“Në shoqëritë e sotme jemi dëshmitarë në gjithnjë e më shumë dezinformimeve edhe në ciklet zgjedhore edhe jashtë tyre të cilat janë kanosje e madhe edhe për mediat edhe për demokracinë. Informacionet e shpejta, të sakta dhe me kohë edhe më tej sfida kryesore të mediave gjatë informimit të opinionit dhe kryerjes së rolit të tyre – korrigjues të pushtetit”, thuhet në kumtesën e sotme të ASHMAA-së.

Nga Agjencia konsiderojnë se dita e sotme është mundësi që të riafirmohen parimet themelore të lirisë mediatike, të vlerësohet shkalla e kësaj lirie, të mbrohen mediat nga sulmet pas pavarësisë së tyre dhe të nderohen gazetarët të cilët i kanë humbur jetët e tyre duke i kryer obligimet e tyre profesionale.

Sipas raportit të fundit të Reporterëve pa kufij, gjendja me lirinë e mediave në Republikën e Maqedonisë së Veriut është përmirësuar, por para nesh ka edhe shumë sfida. Agjencia, thonë prej atje, si dhe deri më tani, do të vazhdojë të veprojë në mënyrë më aktive në fushën e avancimit të standardeve profesionale dhe në rritjen e vetëdijes te mediat për rolin dhe përgjegjësinë që e kanë në shoqëri dhe para qytetarëve.