Ka më shumë se pesë muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, derisa numri i rasteve pozitive sot qe alarmues.
Për 24 orë sipas IKSHPK-së nga 404 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, rezultuan gjithsej 276 raste pozitive.
Kjo shtyri Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë të paralajmërojnë edhe masa të reja të cilat pritet të hyn së shpejti në fuqi.
Në dokumentin që posedon ekskluzivisht Klan Kosova një nga vendimet ka të bëjë pikërisht edhe me shtetasit kosovarë të cilët do të udhëtojnë pas 30 korrikut në shtetin e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
”Prej datës 30/07/2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) obligohen të vetëizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre” është ky propozim- vendimi.