ASH:Vazhdon zgjerimi i kishës në Kodrën e Diellit, Komuna e Tetovës përsëri hesht

Pasojat e pazarit VMRO-VLEN vazhdojnë ti paguajnë tetovarët. Pas ndërtimit të kryqit gjigand, në Kodrën e Diellit vazhdojnë punimet dhe zgjërimi i kompleksit të Kishës Ortodokse. Së fundmi, makineri e rëndë punon në uzurpimin e pronës publike, shkatërrimin e natyrës dhe hapsirave të gjelbërta dhe zgjërimin e oborrit të Kishës. Mbetet e paqartë se çfarë planifikojnë të ndërtojnë në bazamentin e ri që po vendoset. Si në rastin e ndërtimit të kryqit edhe në këtë rast, autoritetet komunale të Tetovës nuk reagojnë e madje as nuk e shohin se çfarë po ndodh në Kodrën e Diellit. Kujtojmë se ish kreu i inspektoratit, Sedat Sulejmani, pas heshtjes ndaj vendosjes së kryqit u shpërblye me postin e zëvendës ministrit të kulturës. Ndërkohë për çdo ditë të njëjtat institucione godasin qytetarët dhe bizneset në Tetovë për uzurpim të pronës publike.
Kjo dëshmon edhe një herë se ndërtimi i kryqit dhe zgjerimi i hapsirave të kishës në Kodrën e Diellit është rrezultat i marrëveshjeve të fshehta mes VMRO-së, Lëvizjes Besa dhe koalicionit VLEN që ka për qëllim vetëm interesat personale dhe partiake të partive që hyjnë në Qeveri pa legjitimitet dhe si humbës të zgjedhjeve.

Marketing

https://www.facebook.com/share/v/jDMq5SqhAMPHUUp4/?mibextid=oFDknk

Marketing