Mjeku Asim Musa, i cili u dorëheq nga posti i zv/ministrit të shëndetësisë pas denoncimit në Fiks Fare me pretendimin se ai po kryente ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit, ka bërë që ai të shkojë në zyrat e redaksisë së Fiks Fare në Top Channel, për të shpjeguar detajet.
Mirëpo ai sërish ka qenë në siklet pasi që gazetarja e Fiks Fare është kapur tek 50 eurot që pacienti i kamufluar ia jep me arsyetimin për kafe dhe të tilla i pranon edhe ish-zv/ministri, i cili po i shpjegonte pacientit lidhur me një operim dhe kontrolle në Shkup që do ti kushtonin rreth 1 mijë euro. Asim Musa më pas mbrëmë vonë ka dal me një video sqarim në profilin e tij në facebook, ku po ashtu ka dhënë detajet dhe versionin e tij.