Askush nga anëtarët e Partisë Popullore Evropiane nuk u interesua për Gruevskin

Asnjë nga krerët e shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të Partisë Popullore Evropiane sot nuk pranuan të komentojë mbi azilin e Nikolla Gruevskit në Hungari.

Marketing

Vetëm komisioneri për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn tha se do të përpiqet të kërkojë nga Victor Orban sqarime në margjinat e takimit.

Para Samitit të BE-së, çdo parti politike takohet në nivel partiak për koordinim. Në preambulën e PPE-së ishin të pranishëm, ndër të tjera, Viktor Orban, Angela Merkel, Jean Claude Juncker, Andrej Plenkoviç, Sebastian Kurz dhe të tjerë.

Johannes Hahn, i cili është gjithashtu nënkryetar i PPE-së, tha për AIM-në se ai nuk pret ndonjë përgjigje nga Orban, përveç se çdo gjë është në përputhje me ligjin dhe sundimin e ligjit në Hungari.

Ne patëm një takim këtë javë në Këshillin e Punëve të Jashtme dhe u konfirmua se Maqedonia është pothuajse vendi kryesor në procesin e zgjerimit në rajon, tha Han.

I pyetur nëse ai ka frikë se Budapesti mund ta bllokojë Maqedoninë në pjesën e gjyqësorit për shkak të Gruevskit, Hahn tha se “natyrisht jo”.

“Ne patëm një takim këtë javë në Këshillin e Punëve të Jashtme dhe u konfirmua se Maqedonia është pothuajse vendi kryesor në procesin e zgjerimit në rajon”, tha Hahn.

Viktor Orban dhe Sebastian Kurz u pyetën gjithashtu për çështjen e Gruevsit, mirëpo që të dy refuzuan të japin përgjigje.