Vetëm pesë maturantë kanë aplikuar për të studiuar gjuhën maqedonase në afatin e parë të regjistrimit në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në drejtimin e gjuhës maqedonase, shkruan gazeta KOHA.
Ndërkohë vetëm katër kandidatë janë regjistruar në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, në drejtim të gjuhës dhe letërsisë maqedonase. Në UKIM, me kuotë shtetërore janë paraqitur 12 kandidatë në drejtimin për letërsinë maqedonase dhe letërsinë sllave jugore. Mosinteresim për të studiuar gjuhën maqedonase ka edhe në Fakultetin pedagogjik në Universitetin “Shën Kliment Ohridski “në Manastir, ku gjithsej janë regjistruar 10 kandidatë në drejtimin e gjuhës dhe letërsisë maqedonase.
Sipas rezultateve të pranimit, vetëm 31 kandidatë kanë aplikuar në periudhën e parë të regjistrimit në universitetet shtetërore, prej gjithsej 245 vende të mundëshme. Në këtë statistikë, shifrat nga Universiteti Shtetëror në Tetovë, nuk janë marrë në konsideratë sepse ende nuk ka listë nga rezultatet.