Vëmendja e tifozëve të futbollit këtë fundjavë do të jetë në ‘San Siro’, ku Inter pret Juventusin.
‘Zikaltërit’ që kanë një seri fantastike me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, do të kërkojnë të vendosin kandidaturën për titull, me një fitore përballë Juventusit.
Një përballje interesante në këtë duel do të jetë mes Diego Godin të Interit dhe Cristiano Ronaldos së Juventusit.
Të dy këta deri më tani janë ballafaquar plot 31 herë.
Rivaliteti mes tyre ka filluar 11 vjet më parë, kur Ronaldo ishte pjesë e Manchester United dhe Godin te Villarreal.
Pa dyshim që ky rivalitet është rritur kur të dy luanin në La Liga, njëri te Atletico Madrid e tjetri te Real Madrid.