Asmir Jahoski del nga paraburgimi!

TV21 ka mësuar se Asmir Jahoski, pronar i kompanisë “Pucko Petroll” është lëshuar nga paraburgimi.

Edhe pse Jahoski do të vazhdojë të vuajë masën – arrest shtëpiak, në paraburgim do të vazhdojë të qëndrojë menaxheri i pompës së benzinës “Pucko Petroll”, Erxhan Sulkoski.

Që të dy u arrestuan gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohen për krime të rënda, si keqpërdorim parash.

Për rastin në fjalë, që lidhet me skandal të mazutit, Prokuroria ka njoftuar se është ngritur aktakuzë dhe se penalisht do të përndiqen 13 persona dhe një kompani.

Marketing