“Asnjë polici nuk është në kërkim timin…”, Adelina flet për gjykimin ndaj Enver Sekiraqës

Gjykata Themelore në Prishtinë do të kërkojë nga Policia e Kosovës që dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, të sjellen me shoqërim në seancën e radhës në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Marketing

Një vendim i tillë, është marrë të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi, raportoi “Betimi për Drejtësi”.

I menjëhershëm pas këtij lajmi ka qenë reagimi i Adelinës, e cila përmes rrjetit social Instagram u shpreh:

“Asnjë polici nuk është në kërkim timin as të motrave të mia. Ne nuk jemi kriminele dhe nuk kemi raste në polici. Jemi dëshmitare të një rasti dramatik që ka ndodhur para 15 viteve dhe kemi bashkëpunuar me të gjitha institucionet e RKS për zbardhjen e rastit”.

“Ky rast përseritet çdo tre vjet tash dhe nuk merret vendim final. Ne mund të paraqitemi në gjykatë për për t’ju thënë të njëjtat fjalë, sikurse është e shkruar në letrat tona, por nuk jemi të interesuara për show mediatik lidhur me këtë rast”.

Pra me këtë njoftim të saj, Adelina u dha fund të gjitha pikëpyetjeve rreth rastit të Enver Sekiraqës dhe mos paraqitjes së saj dhe motrave Zanfina dhe Ema në seancat e mbajtura.

Më poshtë mund të shihni postimin e saj të plotë.