Aston Villa nuk heq dorë nga Rashica, e bën prioritet gjatë verës

21:56 | 19 Prill 2021

Marketing

Aston Villa është duke përgatitur ofertën e radhës për sulmuesin e Werder Bremenit, Milot Rashica.

Gjiganti anglez nisi bisedimet me kosovarin në verën e kaluar, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit, transmeton lajmi.net.

Sipas Football Insider, Rashica është një ndër prioritet kryesore për afatin e ardhshëm veror.

Plani i Villas është të transferojnë dy sulmues që mund të luajnë si anësor në mënyrë që t’i përshtaten formacionit 4-2-3-1.

Rashica shihet si opsioni më adekuat, ngase pos si anësor, mund të luajë mjaftë mirë edhe në mesfushë.

Kontrata e yllit kosovar skadon në verën e vitit 2022 dhe pritet që në verë të i bie vlera.

Aston Villa provoi në shtator ta transferonte Rashicën, kur këtij të fundit i dështoi kalimi te rivalët RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen.

Ndërkohë, kutjojmë se Rashica iu bashkua Bremenit nga Vittese në janarin e 2018 dhe ka zhvilluar 95 paraqitje duek shënuar 26 herë dhe dhuruar 19 asistime./Lajmi.net/

Marketing