Astronomët kanë gjetur një hënë jashtë sistemit diellor, me madhësi dhe masën e Neptunit, e cila rrotullohet rreth një planeti me madhësinë e Jupiterit, por 10 herë më i madh.
Zbulimi ishte një surprizë, jo për arsyen që tregon se hënat mund të jenë kudo, por nga fakti se është vetëm çështje kohe kur do të gjendej edhe një hënë tjetër në sistemin diellor, shkruan News.com.
Shkencëtarët ishin të befasuar nga pamja e saj, e cila është mjaft e ndryshme nga Hëna jonë, e cila është shkëmbore dhe, siç është thënë kohët e fundit, ka akull.
“Është e madhe dhe e çuditshme, kur e krahasojmë me satelitin tonë natyror,” tha profesori David Kiping.
Është vlerësuar se ekzoplanetët dhe ekzohënat e zbuluara janë disa herë më të mëdha se planetët në sistemin tonë diellor. Të dyja janë me gaz, dhe ndodhen 8.000 vitesh dritë larg Tokës. Deri tani, shkencëtarët kanë zbuluar mbi 3.000 ekzoplanete.