Astronomët zbulojnë yje gjigant “duhanpirës” në Rrugën e Qumështit

Së fundmi, astronomët kanë zbuluar një grup misterioz yjesh gjigant në zemrën e Rrugës së Qumështit, të cilët thuhet se po lëshojnë re pluhuri dhe gazi të madhësisë së sistemit diellor.

Marketing

Yjet të emëruar “duhanpirësit e vjetër”, ishin pothuajse të padukshëm përpara se të fillonin të shpërndanin re tymi. Zbulimi i tyre u bë gjatë monitorimit të pothuajse një miliardë yjeve në dritën infra të kuqe gjatë një studimi 10 vjeçar të qiellit të natës.

“Është një lloj i ri ylli dhe të gjithë duket se janë të grumbulluar në të njëjtën pjesë të qiellit, shumë afër qendrës së galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit”, tha udhëheqësi i vëzhgimeve, Philip Lucas, raporton theguardian.

Gjatë vëzhgimit ekipi gjurmoi miliona yje dhe identifikoi 32 protoyje shpërthyese që u rritën në shkëlqim në disa raste më shumë se 300 fish. Megjithatë, në analizë u shfaq papritur edhe grupi gjigant i yjeve të kuq pranë Rrugës së Qumështit.

“Këto janë re të përmasave të sistemit tonë diellor”, tha Lucas.

Ndryshe, gjetjet janë publikuar në Monthly Notices of the Royal Astronomy Society.