Milan është turpëruar nga Atalanta në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.
Skuadra e Atalanta është treguar shumë e fortë për Milan, duke e mposhtur me rezultatin 5:0.
Atalanta shënoi qysh në minutën e 10’ të takimit, duke gjetur rrugën me anë të Papu Gomez.
Rezultati u dyfishua nga Mario Pasalic, i cili shënonte në minutën e 61’, për t’i dhënë tjetër goditje ‘Rosonerëve’.
Vetëm dy minuta më vonë, Josip Ilicic shënoi për 3:0, duke i dhënë fund dilemës për fituesin në këtë takim. I njëjti lojtar shënoi një super gol në minutën e 72’, për të vendosur në 4:0.
Rezultatin final dhe turpërimin e madh të Milan e vendosi Luis Muriel, duke dërguar topin në rrjetë në minutën e 83′ për 5:0.
Me këtë fitore, Atalanta numëron tashmë 31 pikë për pozitën e pestë në tabelë, kurse Milan mbetet në kuotën e 21 pikëve, në poztiën e 10-të. /Lajmi.net/