Atalanta triumfon pas 32 vitesh ndaj Juventusit në Torino

Juventusi ka pësuar një humbje tjetër në Serie A, këtë herë nga skuadra e Atalantës, e vlefshme kjo për xhiron e 14-të në Serie A.
Mysafirët triumfuan me golin vendimtar të sulmuesit kolumbian, Duvan Zapata i cili realizoi në minutën e 28-të nga një asistim i mbrojtësit shqiptar, Berat Gjimshiti.Pas një gabimi në mes të fushës nga Alvaro Morata, topi i doli mbrojtësit shqiptar Berat Gjimshitit, i cili dha një pasim fantastik në drejtim të Zapatas i cili ky i fundit e konkretizoi në gol.Juventusi bëri përpjekje të mëdha për ta barazuar rezultatin në pjesën e dytë, megjithatë rrjetat mbetën të paprekura.
Kjo është fitorja e parë e Atalantas që e realizon ndaj Juventusit në Torino që nga tetori i vitit 1989.Me këtë disfatë, Juventusi bie në pozitën e tetë me 21 pikë të mbledhura, gjersa Atalanta i afrohet kreut të tabelës, duke u gjendur e katërta me 28 pikë të mbledhura.

Marketing