Atanasov: Në Maqedoni konsumohet ushqim i sigurt

Në Maqedoni konsumohet ushqim i sigurt. Për atë ekziston edhe monitorim programe, si dhe program i veçantë për sigurinë e ushqimit të ndarë në segmente të veçanta dhe të gjitha analizat tregojnë se hamë ushqim të sigurt përkatësisht cilësor, thotë drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov.

Marketing

“Në periudhën nga 1 janari deri më sot janë kryer rreth 33.500 kontrolle në të gjitha objektet. Ankesat më të zakonshme nga qytetarët janë kryesisht rreth standardeve higjienike në objektet ose rreth afatit të skaduar të përdorimit të prodhimit”, thotë Atanasov në deklaratë për gazetarët në manifestimin humanitar tradicional në vigjilje të 16 Tetorit, Ditës botërore të ushqimit, që u mbajt në Vero-Qendrën në Shkup në bashkëpunim me OKM, Kryqin e Kuq dhe sektorin qytetar.

Ai si lustrim potencoi se nga fillimi i vitit deri në shtator janë asgjësuar rreth 14 tonë ushqim i deklaruar si i pasigurt.

Marjana Lonçar Velkovska nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë, e përfshirë në manifestim potencoi se sot shënohen Dita e Ushqimit 16 Tetori dhe 17 Tetori, Dita Botërore e Luftës Kundër Urisë, ndërsa ushqimi i mbledhur do të shpërndahet në SOS Fshatin e fëmije dhe Pikën e të pastrehëve të Kryqit të Kuq.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ajo tha se te ata qytetarët reagojnë për ushqimin, ndërsa ankesat i dorëzojnë deri te AUV. Përderisa bëhet fjalë për dëmtim të jashtëm të prodhimit atëherë atë e zgjidhin me vetë tregtarin, ndërsa ankesa ka edhe për çmime të ndryshme në rafte dhe të ndryshme në arkë. Qytetarët kërkojnë edhe sqarim në të qartë të prodhimeve prej ku vijnë dhe mënyra e përgatitjes.

Manifestimi ishte organizuar nga AUV në suaza të fushatës së Organizatës për bujqësi dhe ushqim pranë KB-së (FAO) me rastin e ditës së ushqimit, ndërsa nën moton “A është e mundur në botë të mos ketë uri deri në vitin 2030”. Porosia, e ngjarjes siç tha Atanasov është se ekonomia jonë përkatësisht prodhuesit e ushqimit janë të gatshëm t’i kënaqin nevojat për ushqim në Maqedoni.