Atanasov: Për Ligjin e ri do të konsultohen edhe mësimdhënësit

Sindikata e Punonjësve të Bashkuar të Arsimit diskuto ngecjet, reformat dhe arritjet në institucionet arsimore. Në këtë tribunë prezent ishte edhe zëvendës-ministri i Arsimit, i cili para mediave tha se ligji për arsimin fillor ekziston dhe tashmë po hartohet ligj i dytë ku do të përfshihen të gjitha problemet dhe pyetjet e ngritura në opinion. Ai tha se për këtë do të pyeten edhe mësimdhënësit.

Marketing

“Në muajt e ardhshëm, presim ndryshime në ligj po edhe në konceptin se çfarë duhet të ndryshojmë në arsimin e fillor që të kemi një gjeneratë e cila do të rritet në mënyrë më bashkëkohore me ligjerata dhe përmbajtje në mësim po edhe tua pasurojmë sepse tanimë në shkencë, art dhe shoqëri nuk ka tema të pastra kristale”, tha Petar Atanasov.

Nga sindikata theksuan se në bazë të një ankete të realizuar, tregohet si duhet të jetë ligji i ri për shkollim fillor dhe të mesëm.

“Në qendër të vëmendjes është edhe mbështetja e sistemit gjatë gjithë ciklit arsimor, duke filluar nga arsimi parashkollor, fillor dhe i mesëm dhe arsim i lartë. Për momentin jemi të koncentruar në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Ata kanë edhe njohuritë, pikëpamjet dhe mendimet e veta për atë se reformat duhet të vazhdojnë edhe në aspektin e resurseve. Mendohet në resurse njerëzore, kuadri i cili pranohet, të jetë me kualitet të caktuar të dijes dhe me aftësi të caktuara.”, deklaroi Lidija Nikollovska Giorgieva.

Kur jemi te ndryshimet, së fundmi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Byronë për Zhvillim të Arsimit, kanë promovuar programin e ri shkollor për lëndën e “Arsimit Muzikor”, program i cili sipas krerëve të institucioneve do t’ua lehtësojë punën mësimdhënësve dhe nxënësve por do të kontribuojë edhe në zhvillimin e sistemit arsimor.

Marketing