Në Maqedoninë e Veriut hahet ushqim i sigurt. Kreu i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Zoran Atanasov thotë se në 5 muajt e parë të vitit, institucioni me të cilin menaxhon ka kryer 50 mijë kontrolle dhe ka ngritur 2 kallëzime penale.
“Padia penale ka të bëjë me rrezikimin e shëndetit të njerëzve duke vënë ushqim të pasigurt në qarkullim. Në njërin rast, kemi edhe dëshmi se ka pasur një pasojë të dëmshme të vetë përdoruesit”, tha Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Statistikat e Agjencisë tregojnë se vitin e kaluar qytetarët raportuan 9 raste të helmimit me ushqim. Në pesë raste, u zbulua se kishte helmim dhe si të helmuar janë regjistruar 172 persona. Atanasov e kujtoi rastin e mallit të falsifikuar, ku gjatë analizës së mishit të derrit ose të gjedhit është konstatuar prani e mishit të pulës, dhe kjo nuk është deklaruar. Për këtë kundërvajtje, Agjencia ka dënuar 7 operatorë.