Atanda prezantohet si shqiptar, firmos në Oman pas aventurës te Prishtina

Sodiq Atanda do ta vijojë karrierën në Oman, pasi ka nënshkruar së fundmi me klubin Dhofar FC.

Marketing

Qendërmbrojtësi, i cili ka luajtur në Superiore me Apoloninë dhe Partizanin, pas një eksperience në Izrael luajti edhe në Kosovë.

Prishtina e bindi në verë të nënshkruante, por aventura e tij me kampionët e Kosovës zgjati vetëm 6 muaj.

Sot ai është prezantuar në Oman, krah menaxherëve Ilir Halili dhe Indri Caca. Atanda madje ka bërë edhe simbolin e shqiponjës, në fotot e prezantimit.