Atentat me armë zjarri ndaj dy policëve

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se iu është bërë atentat dy punonjësve të policisë.

Marketing

Sipas informacioneve, objektivi i atentatit kanë qenë A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Bëhet me dije se autorët kanë qëlluar me armë nga një makinë tip “Volkswagen”, ndër drejtim të makinës tip “Audi” ku ndodheshin dy punonjësit e policisë.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.