Atentat me dron, tentohet të vritet kryeministri

Kryeministri iraken, Mustafa al Kadhimi i mbijetoi një atentati me dronë të armatosur që sulmuan banesën e tij në orët e para të së dielës.

Marketing

Sulmi shënoi një përshkallëzim të tensioneve të nxitura nga refuzimi i milicive pro-iraniane të pranonin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.

Vetë Al Kadhimi u shfaq në televizionin iraken pak më vonë dhe me qetësi tha se, sulmet burracake nuk mund të ndërtojnë të ardhmen.

“Shtëpia ime u bë objekt i një sulmi burracak. Falë Zotit, unë dhe ata që punojnë me mua janë në gjendje të mirë. Forcat heroike të sigurisë dhe ato të armatosura po punojnë për të mbrojtur stabilitetin e Irakut. Sulmet burracake s’mund të ndërtojnë të ardhmen e një vendi. Ne po punojmë për ngritjen e vendit duke respektuar shtetin dhe institucionet”, tha Mustafa al Kadhimi.

Për momentin asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, që vjen në një kohë përplasjesh mes forcave të sigurisë dhe milicive shiite pro-iraniane, anëtarët e të cilave janë mbledhur jashtë Zonës së Gjelbër prej thuajse një muaji, që kur refuzuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të Irakut, në të cilat humbën rreth dy të tretat e vendeve të tyre.