Atentat në Elbasan, ekzekutohet me armë 39-vjeçari

Ekzekutim me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.

Marketing

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, ku në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 39 vjeçari Emiljano Ramazani.

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, pasi në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Policia njofton se po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.

Marketing