Atentat në verilindje të Sirisë, 14 viktima

Katërmbëdhjetë persona, nëntë prej të cilëve civilë, u vranë sot në një atentat me veturë në qytetin e Al-Bab, në verilindje të Sirisë, theksoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Marketing

“Shpërthimi ndodhi në vendin e ndalimit të taksive dhe autobusëve në qytetin e Al-Bab, nën kontrollin e ushtrisë turke që prej dy vitesh”, theksoi drejtori i OSDH, Rami Abdel Rahmane.

Të paktën 14 persona duke përfshirë dhe nëntë civilë u vranë dhe 33 të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë”, sipas OSDH.

Ish-bastioni i grupit xhihadist të Shtetit Islamik, qyteti i Al-Bab ndodhet 30 kilometra në verilindje të Alepos. Në vitin 2017, ushtria turke mori qytetin në kuadër të një operacioni anti-ISIS në veri të Sirisë./ATSH/

Marketing