Atentate të tjera ishin planifikuar në Evropë, rrjeti shkon deri në Ballkan

Gazetat ditore belge, DH dhe HLN me homologë nga Spanja, Gjermania dhe Portugalia, publikojnë të dhëna të reja të shërbimeve perëndimore për zbulim për atentate të tjera të planifikuara në Evropë.

Marketing

Nga dokumentet deri te të cilat kanë ardhur gazetarët kuptohet se terroristët, pas atentateve në Paris dhe Bruksel në vitin 2015 dhe 2016, kanë planifikuar sulme të tjera në tokën evropiane, dhe se rrjeti i tyre zgjerohet nga Portugalia deri në Ballkan.

Shërbimet për zbulim kanë arritur t’i parandalojnë disa atentate të planifikuara terroriste në Francë dhe Gjermani.

Hetimi i shërbimeve, i cili ende është në rrjedhë, zbulon se marokeni Hisham El Hanafi, i cili ka jetuar si i pastrehë në Francë, ka ndërmjetësuar mes terroristëve urdhërdhënës dhe i ka rekrutuar.

Nga bisedat e El Hanafi shërbimet e kanë kuptuar se Bubaker El Hakim ka qenë klienti i tij kryesor. El Hakim 35 vjeçar është ish-luftëtar xhihadist i cili ka arritur deri te funksionet e larta në Shtetin Islamik dhe konsiderohet si “koka” kryesore pas atentateve në Bruksel dhe Paris. El Hakim është vrarë më 26 nëntor të vitit 2016 me dron në Raka të Sirisë.

Shërbimet perëndimore kanë konsideruar se “urgjentisht duhet të neutralizohet”, sepse rrjeti i tij në Evropë ka qenë shumë i gjerë dhe shumë i rrezikshëm, shkruajnë mediat të cilat i kishin në kontroll dokumentet e shërbimeve.

Marketing