Atentati i jep avantazh Trump-it në zgjedhje, ish-presidenti kryeson ndaj Biden në disa shtete

Hendeku në sondazhet mes dy kandidatëve për presidencën amerikane, Donald Trump dhe Joe Biden, po zgjerohet, sipas një sondazhi të ri.

Marketing

Sipas sondazhit të Kolegjit Emerson, Donald Trump po kalon një epërsi të qartë ndaj kundërshtarit të tij në shtetet vendimtare pas atentatit ndaj tij. Në nivel kombëtar, Donald Trump kryeson me 44% kundrejt Bidenit me 38%.

Lexo edhe :

Mister motivi i sulmit ndaj Trump, autoritetet po “gërmojnë ende në të kaluarën e autorit Thomas Konkretisht, në Arizona, Donald Trump ka një avantazh prej 46% kundrejt 36% të Bidenit. Në Xhorxhia, Trump kryeson me 44% kundrejt Bidenit me 39%. Në Michigan, një shtet tjetër i rëndësishëm, Trump kryeson me 43%, i ndjekur nga Biden me 40%. Trump është gjithashtu përpara në Nevada me 43% kundrejt Bidenit me 40%. Në Karolinën e Veriut, Trump kryeson me 47%, i ndjekur nga Biden me 38%. Diferenca mes dy kandidatëve është e madhe edhe në Pensilvani, ku Trump kryeson me 6 pikë me një përqindje prej 46% krahasuar me Biden që ka 40%.

Së fundi, në Wisconsin Trump vjen i pari me 46% i ndjekur nga Biden me 43%.

Marketing