Atentati ndaj Bujar Osmanit, MPJ demanton: Nuk ka pasur indicje të tilla

Mediat moldave kanë shkruar se ka pasur tentim për atentat ndaj delegacionit të OSBE-së të kryesuar nga Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani gjatë vizitës në Moldavi.

Marketing

Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë thonë se nuk kanë qenë në dijeni e madje nuk ka pasur as indikacione për një atentat të mundshëm, përcjell KlanM.

“Në kuadër të OSBE-së, vizitat e delegacioneve të Organizatës dhe vizitat e kryesuesit parashikojnë protokolle të veçanta sigurie, të cilat janë nën juridiksionin e vendit pritës. Vizitat e realizuara në Ukrainë, Moldavi, si dhe vizitat e planifikuara në terren në zona të tjera të ashtuquajtura të kërcënuara, realizohen me një tregues të qartë se janë vizita të delegacionit të OSBE-së, të cilat në marrëdhëniet ndërkombëtare konsiderohen vizita me rrezik dhe vigjilencë të shtuar. Kryesuesi kishte besim të plotë në shërbimet e sigurisë së Moldavisë dhe tek autoritetet atje, të cilët garantuan sigurinë e tij dhe të delegacionit”, thonë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë.