Policia ka shoqëruar 25 persona të dyshuar për vrasjen e E. Ç., mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
E. Ç. u qëlluar me armë zjarri në automjetin e tij rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbe” në Elbasan.
Vrasja ka ndodhur në prani të bashkëshortes, e cila është plagosur në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon punën për kapjen e autorëve.