Kontakte mes Buffonit dhe Barcelonës? Romano shpjegon gjithçka

10:04 | 12 Maj 2021

Marketing

Gianluigi Buffon ka njoftuar se do të largohet nga klubi i Juventusit në përfundimin e këtij sezoni.

Buffon ka njoftuar se do të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’ në përfundimin e sezonit, mirëpo pa dhënë ndonjë lajm nëse do të pensionohet apo jo, transmeton lajmi.net.

Gazetari Fabrizio Romano, ka njoftuar se italiani do të vendosë nëse do të pensionohet ose të vazhdojë të luajë pasi të shqyrtojë ndonjë ofertë nga klubet e tjera në javët e ardhshme.

Ai tutje ka komentuar edhe thashethemet për një transferim të mundshëm të Buffonit në Barcelonë. ” Përkundër disa thashethemeve nga Spanja, nuk ka absolutisht asgjë me Barcelonën – madje as bisedime”.

Juventus do të luajë sot me fillim nga ora 20:45 ndaj Sassuolos dhe pritet që 43 vjeçari të jetë në portë nga minuta e parë./Lajmi.net/

Marketing