Aterroi i pari në aeroportin e Vlorës, Pacolli: Një ditë historike për gjithë Shqipërinë

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është udhëtari i parë që ka aterruar në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

Marketing

Këtë ditë Pacolli e ka quajtur ditë historike hapjen e aeroportit të Vlorës në Shqipëri..

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Pacolli ka shkruar për rëndësinë e këtij projekti për të ardhmen e Shqipërisë, raporton Indeksonline.

“Sot pata kënaqësinë dhe emocionin të jem dëshmitar i fluturimit të parë inaugurues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës – një projekt që tashmë është bërë realitet falë përkushtimit dhe punës së jashtëzakonshme të kompanisë sonë, Mabetex”, ka shkruar Pacolli.

Ai theksoi se hapja e aeroportit të Vlorës do t’i jap hov të ri zhvillimit ekonomik dhe lidhjes së Shqipërisë me botën.

“Jam krenar që ky vizion u kthye në vepër konkrete, që do t’i japë një hov të ri zhvillimit ekonomik, turizmit dhe lidhjes së Shqipërisë me botën”, ka thënë ndër të tjera Pacolli. /Indeksonline/