Atilla dhe Drenusha ‘ulin shpatat’ për hirë të fëmijëve, darkojnë për të biseduar rreth një zgjidhje për ta (VIDEO)

Drenusha dhe Atilla kanë nisur takimin e tyre në sy të mijëra shikuesve që po ndjekin LIVE spektaklin ‘prime’ të shout më të famshëm në të gjitha trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3.

Marketing

Sapo nisi ky takim, Drenusha e pyeti Atillën direkt për fëmijët se si janë.

Ky i fundit i tregoi që fëmijët e tyre janë shumë mirë dhe që po e ndjekin atë përmes televizionit, ndërkohë që dyshja ngrenë dolli për fëmijët, dyshja i dhanë fjalën njëri-tjetrit se do afrohen më shumë për hir të fëmijëve.

Drenusha tha se uron që do të kenë mundësinë të gjejnë një gjuhë komunikimi sa më shpejt për të mirën e fëmijëve.

“Uroj që ky Big Brother na ka ndihmuar të gjejmë bashkëpunim për të mirë. Sa i përket fëmjëve, unë jam e gatshme me pas një bashkëpunim”, u shpreh Drenusha.

E me këtë, natyrisht u pajtua edhe Atilla.

“Gjithë, ky është qëllimi kryesor!” u shpreh i njëjti.

Atilla ndërkohë, i bëri një surprizë të bukur Drenushës duke e marrë në telefon vajzën e tyre.

Kjo telefonatë emocionuese mes Drenushës dhe vajzës se saj u zhvillua përmes ‘videocall’, transmeton Klankosova.tv.

Për të parë më shumë detaje nga takimi emocionues, shihni videon e mëposhtme  https://youtu.be/r3kNS-k0UKc

Marketing