Atletico Madrid ka arritur të marrë pikët më të rëndësishme të sezonit.
“Los Colchoneros” u gjendën në disavantazh në pjesën e parë, ku dukej se gjërat nuk po shkonin mirë për ta.
Ishte futbollisti i Valladolid, Plano i cili shënoi gol në min 18’.
Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Atletico Madridi dukej skuadër tjetër në fushë. Carrasco pas një depërtimi të mirë asistoi për Angel Correa i cili me një goditje maestrale shënoi në min 57’.
Pas vetëm 10 minutash, ishte Luis Suarez i cili u bë heroi i takimit, por edhe i këtij sezoni. Uruguajani shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Valladolidit duke shënuar golin e fitores në min 67’.
Rezultati përfundimtar, Valladolid 1-2 Atletico Madrid.
Atletico Madridi shpallet Kampion i La Ligas me 86 pikë, pesë më shumë se Real Madridi./Lajmi.net/
Goli i Correas:
VIDEO
Goli i Suarez:
Real Valladolid 1-2 Atletico Madrid – Luis Suarez goalpic.twitter.com/RS88TPTslD
— noobfcb (@noobfcb_) May 22, 2021