Atletico Madridi vazhdon me fitore, mposht Celta Vigon dhe kthehet në top katërshe

Atletico Madridi ka fituar në shtëpi me rezultat 2-0 ndaj Celta Vigos në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në La Liga.

Marketing

Ekipi i Diego Simeones ka marrë edhe fitoren e dytë në kampionat, fitore e cila e ka rikthyer përsëri në top katërshe.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të ashpër nga të dyja skuadrat, me më shumë raste nga mysafirët, por me vetëm vendasit që gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 36-të dhe ishte mbrojtësi i majtë, Renan Lodi, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Gofrey Kondogbia.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë, duke rrezikuar më shumë, por edhe menaxhuar lojën, teksa gjeten edhe një gol për të siguruar fitoren.

Edhe në këtë pjesë goli i vetëm u shënua nga braziliani, Lodi, i cili në minutën e 60-të shënoi për 2-0 dhe ky goli të ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitore, Atletico e sheh veten në pozitën e katërt me 45 pikë, ndërsa Celta Vigo renditet e 10-ta me 32 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Los Colchoneros luajnë në udhëtim te Real Betisi, teksa Celta Vigo e pret Mallorcan.

Marketing