Prioritet i Atletico Madrid për afatin kalimtar të janarit është transferimi i një sulmuesi.Edinson Cavani mbetet opsioni i parë, por ka edhe të tjerë në tryezë.
Një nga emrat më të cilët lidhet Atletico Madrid është ai i sulmuesit të Dortmundit, Paco Alcacer.
Sipas Bild, Borussia Dortmund po kërkon 40 milionë euro për Alcacer, përcjell lajmi.net.
Kjo shumë duket e madhe për Atleticon, sidomos në këtë periudhë.
Lëvizje të reja në këtë drejtim mund të ketë gjatë ditëve të ardhshme.