Atletico rikthehet në luftë për titull pas fitores së vështirë ndaj Leganes

Futbollistët e Atletico Madrid kanë shënuar fitore të rëndësishme kundër Leganes në xhiron e dhjetë, duke u rikthyer në mesin e skuadrave pretendente për titull në edicionin e ri të garave në La Liga pa pësuar ende asnjë humbje.

Marketing

Skuadra mysafire erdhi në epërsi me golin e Neyou, pas asistimit të Raba, në minutën 34, me të cilin rezultat (0:1) përfunduan edhe 45 minutat e para të ndeshjes në “Civitas Metropolitano.”

Alexander Sorloth riktheu shpresat e vendësve me barazimin 1:1, pas asistimit të Witsel në minutën 69, derisa tri pikët e reja u siguruan vetëm në fund të takimit përmes Antoine Griezmann në minutën 81, pas asistimit të Giuliano Simeone dhe golit të dytë të Sorloth në minutën e tetë të kohës shtesë për epilogun prej 3:1.

Atletico renditet e treta në tabelë me 20 pikë, katër më pak se Barcelona dhe Real Madrid (24), por skuadra katalanase ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Leganes ndërkaq renditet në zonën e rrezikshme me 8 pikë në pozitën 17, po aq sa ka edhe Real Valadolid një pozitë më poshtë.

Marketing