Audienca qesh kur Lavrov fajëson Perëndimin për luftën në Ukrainë ( VIDEO)

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është përpjekur edhe një herë të konsiderojë Perëndimin përgjegjës për luftën në Ukrainë, por pjesëmarrësit në konferencë qeshën me këtë deklaratë.

Marketing

I pyetur se si konflikti ka ndikuar në strategjinë energjetike të Rusisë, Lavrov tha se “ju e dini që ne po përpiqemi ta ndalim luftën që u nis kundër nesh duke përdorur popullin ukrainas”.

Pikërisht kjo deklaratë e tij u prit me të qeshura në sallë.

Lavrov po fliste në një konferencë në Delhi të premten, pas një takimi të ministrave të jashtëm të G20.