Të shtunën u mbajt finalja e festivalit “Kënga Magjike”.
Aurela Gaçe dhe Eli Fara janë dy artistet që arriten të vlerësohen me çmim në këtë festival.
Dy këngëtaret morën trofeun për “Këngën hit”, që është një prej çmimeve më të rëndësishme që jepet në këtë festival.
Kënga me të cilën morën pjesë në këtë festival Aurela dhe Eli është “Zemra rratatata”.