Këngëtarja shqiptare Aurela Gace është e njohur për zërin e saj mjaft të fuqishëm që ka dhe për projektet unike që bën.
Sa i përket pamjes dhe karakterit të saj gjithmonë është vetvetja. Ajo nuk mundohet të përcjell trendin por e krijon vet atë. Guximin që ka Aurela jo shumë këngëtare e kanë. E guximshme është treguar edhe në postimin e fundit në Instagram ku ka treguar pamjen e saj kur ishte më e re.
“23 vjeç” kishte shkruar në përshkrimin e fotografisë që kishte postuar. Komplimentet e ndjekësve nuk kanë munguar në këtë postim.
Sa i përket projekteve muzikore, Aurela nuk është shumë aktive. Kënga e saj e fundit “Te dua” u publikua katër muaj më parë.