Australia me duhanin më të shtrenjtë në botë, ja sa kushton

Australia është duke i rritur tatimet e duhanit përsëri, pas një rekomandimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Qëllimi është që njerëzit të heqin dorë nga pirja e duhanit.

Marketing

Nga një tjetër rritje të tatimit së duhanit prej 12.5 për qind, nga kjo e shtunë një pako me 20 cigare në Australi, do të kushtojë përafërsisht 27 dollarë australianë, që në kundërvlerë i bie rreth 19 franga zvicerane. Në vitin e ardhshëm dhe një vit më vonë, çmimi pritet të rritet edhe me një tjetër 12.5 për qind. Qëllimi është që njerëzit të heqin dorë nga pirja e duhanit.

Sipas një vështrimi global të revistës “Economist”, cigaret janë më të shtrenjta në Australi sesa kudo tjetër në botë, shkruajnë mediat botërore, përcjell Albinfo.ch.

Sa për krahasim: Sipas shifrave të statistikave, një pako me 20 cigare në Zvicër kushton mesatarisht 8.5 franga. Për shkak të tatimit të duhanit, çmimet zvicerane janë ndër më të lartat në Europë.

Politika australiane ndjek një rekomandim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Sipas tyre, tatimet e duhanit janë “deri më tani mënyra më efektive për të parandaluar që duhanpirësit të heqin dorë dhe fëmijët t`i mbajnë larg nga fillimi i pirjes së duhanit”.

Për shtetin, tatimet më të larta nënkuptojnë më shumë para. Vitin e kaluar, arka shtetërore e Australisë mori rreth 7.8 miliardë euro tatime mbi produktet e duhanit. Deri në vitin 2020 parashihen të jenë 10.6 miliardë. Përveç kësaj, duhanpirësit në Australi po pengohen edhe me mjete të tjera. Australia ishte vendi i parë në botë që prezantoi pako të cigareve me foto shokuese të sëmundjeve të ndryshme.

Marketing